14.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Rudina Hajdari në Top Story kujton të jatin Azemin, ja çfarë u tha studentëve më 8 dhjetor ‘90

Ish-deputetja, Rudina Hajdari ka kujtuar një prej episodeve të fjalimeve të babait të saj, Azem Hajdarit, i cili ishte lideri i lëvizjes studentore 1990-1991 që çoi drejt rënies së regjimit komunist.

Ajo u shpreh se populli për babanë e saj ishte shumë i rëndësishëm, saqë edhe kur u plagos në parlament, shkonte me karrocë nëpër aktivitete.

“Ai në atë moment ka thënë një fjali, për të gjithë studentët që i mbajti aty atë natë ai u bë lideri atyre. Ai tha që nëse unë ju tradhtoj juve më mirë mbys fëmijët e mi, e tha më ashpër se kaq, më mirë u fus thikën në gurmaz fëmijëve të mi se sa t’ju tradhtoj juve. Ishte një fjali shumë e rëndë sa ndaloi gjithë turmën që të dëgjonte se ç’po thoshte ka qenë dëshmitar doktor Berisha, e kam dëgjuar prej tij. Unë ndjej atë vërtetësinë e tij, kur dëgjoj ato fjalë, ndjej faktin që rrugëtimin në politikë është një amanet i tij. Unë si fëmi kam kaluar vështirësi, ai ka qenë shumë i dashur me fëmijët e tij dhe familjen dhe e quante kohën e tij shumë të vyer. Momentin që babai im u plagos në parlament dhe e mori veten aq shpejt, shkonte me karrocë në çdo aktivitet, u çonte me paterica, ai kishte një guxim që unë s’e kam parë tek njeri tjetër”, tha Hajdari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x