9.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje/ Nuk paraqiten probleme në akset nacionale e turistike të qarkut Korçë (VIDEO)

Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes së vendit. Reshje që kanë qënë më të dendura në fshatrat e Devollit të Sipërm në bashkinë e Devollit, në fshatin turistik të Dardhës si dhe në fshatra të njësisë administrative Vithkuq në bashkinë Korçë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në Majë të Mashkullorës trashësia ka shkuar deri në 15 cm.

Reshje të dendura dëbore ka pasur edhe në aksin Vithkuq-Shtyllë-Mashkullorë, ku trashësia ka shkuar nga 15-20 cm.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe fshatra të bashkive Kolonjë e Pogradec, por reshjet kanë qënë me intensitet të ulët, ku trashësia borës nuk ka shkuar më shumë se 5 cm.

Zyra e emergjencave civile në Prefekturën e Korçës bën me dije se nuk ka probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve në akset rrugore nacionale, përshi edhe ato të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, pasi firmat kontraktore kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x