Këtë të mërkurë sinoptikanët kanë parashikuar një përkeqësim të kushteve meteorologjike për vendin tonë.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek.
Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrin deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta -1 deri 15°C
në zona bregdetare 5 deri 15°C
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026