Dënim politik e cilësoi deputeti demokrat, Ervin Salianji, vendimin e Gjykatës së Apelit, la në fuqi dënimin me heqje lirie për të.
Sipas Salianjit, vendimi ishte i parapërgatitur, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë procedurat e mëtejshme ligjore.
“Sikurse e ndoqët ne seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Një vendim i falsifikuar për të hapur këtë proces gjyqësor. Vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë, si të themi një pjesë e PS-së të gjykojë një seksion të PD-së.
Një nga gjyqtarët është një superordiner që do keni prova në të ardhmen është njeri që flet në tavolinë që do shkojë në shkallë të lartë dhe për të shkuar në gjykatë të lartë unë vras njeri jo më të dënon një politikan. Do ta bëj këtë betejë, në të ardhmen do keni shumë procese të tjera, dhe do ta shihnim si do të shkojë historia në të ardhmen, kjo nuk është asnjë. Do të jemi prapë këtu do të kemi kohë dhe për t’i hyrë procesit me themel.
Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore. Fatmir Xhafaj është njeriu që përdoret nga Rama dhe do të kapë ishuj ende të pa kapur në gjyqësor.
Unë do të jem në dispozicion dhe do të vetë dhe do ta bëj me qejf ku të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve”.
Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar Ervin Salianjin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.