Ambasada e SHBA-së në Prishtinë u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Reagimi vjen pasi dështoi edhe përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Në reagimin e saj, Ambasada amerikane tha se qytetarët presin që udhëheqësit të veprojnë në interesin më të mirë të vendit, duke paralajmëruar se ngërçi politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura.
“Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Mesazhi erdhi pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi shtyrjen e konstituimit të Kuvendit për të vijuar bisedimet për zgjedhjen e presidentit. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati për konstituimin e Kuvendit përfundon më 7 gusht.
- Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur - 06/10/2026
- “Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që… - 06/10/2026
- Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike - 06/10/2026