Kina është një vend i cili dekadat e fundit ka njohur një rritje të madhe si ekonomike, ashtë edhe ushtarake, duke arritur të renditet në mesin e vendeve më të fuqishme në botë.
Sipas një raporti të Pentagonit, Kina do të prodhojë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035. Duke marrë shkas nga ky raport, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë të shqetësuar.
I njohur zyrtarisht si “zhvillimet ushtarake dhe të sigurisë që përfshijnë Republikën Popullore të Kinës”, raporti vjetor nga Kongresi riafirmon vlerësimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes se Kina “paraqet sfidën më të rëndësishme dhe sistematike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe sistemin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar.”
“Bazuar në linjat e trendit në raport, mendoj se mund të gjykojmë se Republika Popullore e Kinës është kthyer gjithnjë e më shumë tek Ushtria Çlirimtare Popullore, si një lloj nga instrumentet kryesore të krijimit të shtetit, për të ndjekur interesat e saj. Dhe kjo ka implikime serioze për interesat e sigurisë së SHBA-së, interesat e aleatëve dhe partnerëve tanë dhe për rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare më gjerësisht”, është shprehur një zyrtar i mbrojtjes amerikane.