Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se me buxhetin e ri do të ketë një rritje të re pagash për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe infermierët.
Po ashtu, do të rriten edhe pensionet. Kreu i qeverisë u shpreh se rritja e pagave bëhet me qëllim përballimin e inflacionit të luftës.
“Është një rritje këtë tre mujor ndërkohë që me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët, infermierët, mësuesit. Dua t’ju them zjarrfikësve dhe familjeve të tyre që jam dakord me këtë shprehej pakënaqësie dhe pasigurie. Ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit për të filluar si për të gjitha kategoritë e tjera për të cilat rritëm pagat. Menjëherë me buxhetin e ri ashtu siç do të parashikojmë edhe një tjetër rritje për të vazhduar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët, do të kemi një rritje për siç thashë zjarrfikësit, mësuesit, mjekët, infermierët, siç e kemi në programin tonë rritjen e përvitshme”, tha Rama.
- “Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin - 14/11/2025
- Operacioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre - 14/11/2025
- Vjosa Osmani sulmon BE, Presidentja e Kosovës: Jemi 97% pro-europianë, por na kanë bllokuar - 14/11/2025