
Partia Demokratike do të zhvillojë të mërkurën, më 1 korrik, në orën 18:00, mbledhjen konstituive të Këshillit Kombëtar.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se mbledhja do të ketë në rend dite zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe diskutimin e çështjeve të tjera.
“Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera”, thuhet në njoftim.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland - 26/09/2026
- “Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore! - 26/09/2026
- Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi! - 26/09/2026