24.1 C
Tirana
26 / 09 / 2026

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt/ Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh. T. Z. Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti i Republikës i pranoi Letrat Kredenciale Ambasadorit amerikan dhe i uroi suksese në këtë mandat.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë. “Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, – theksoi Presidenti Begaj.

Pas ceremonisë zyrtare të Letrave Kredenciale, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Ambasadorin Wendt.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x