17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, diskutohet fati i kapitujve të negocimit

Nesër në Bruksel do të zhvillohet samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Europian. Për të marrë pjesë në këtë takim është nisur drejt kryeqytet belg dhe kryeministri Rama. Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për vendin tonë.

Deri tani, të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.

Vetë kryeministri në Kongresin e PS javën e shkuar tha se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje. Ai siguroi se qëndrimi për rastin Beleri nuk ndryshon duke përsëritur se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x