Gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet se përse nuk fton në protesta figura intelektuale si Lulzim Basha dhe Bamir Topi.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi duke i cilësuar ata si pseudointelektualë dhe jointelektualë, dhe duke i cilësuar si fatkeqësia e kombit.
“Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale.
“A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës, pasurimi i tij”, tha Berisha.
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026
- “Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese - 31/01/2026