Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, ai u përball me kritika nga një fermer.
Fermeri i tha kryeministrit se “mallrat nga jashtë kanë zaptuar tregun vendas”. Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe se në demokraci, nuk mund të mbyllen kufitë, që të mos ketë mallra nga jashtë vendit. Kreu i qeverisë i tha se askush nuk mund ta imponojë atë përmes forcës.
Fermeri: I thamë ministrit të Financave, na mbro se po hyn mall nga jashtë. Ju duhet ta bëni monopol mallin.
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.
Fermeri: Kryetari e di shumë mirë.
Rama: Mua njeri me forcë nuk më imponon. Me zor fjalën nuk e merr dot ti. Ulu. Ulu. Ulu, sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor. Janë 500 vetë këtu.
Fermeri: Të njëjtin hall kanë te gjithë.
Rama: Nëse 500 veta këtu do bënin si ty, do bëhej lemeri. Ajo që the është absurde. Nuk mund ta mbyllim kufirin e produkteve në demokraci, sepse do ti. Përpara se të akuzosh, mundohu të kuptosh se çfarë thotë tjetri. Kështu si them unë.
Fermeri: E kemi nga halli, jo nga qefji. Mos e merr personale
Edi Rama: Unë po bëj politikë, s’po keqkuptohem fare. Ti kujton se politika është fjalë e keqe.
- “Kërkesat e protestës janë marksiste”, Rexhaj: Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi? - 27/06/2026
- Sot ëndrrat e mia nuk ushqehen më nga krenaria, por nga dëshira për të lënë pas diçka që i mbijeton kohës - 27/06/2026
- Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit - 26/06/2026