14.5 C
Tirana
20 / 02 / 2026

Pogradeci dhe 5 fshatra pa ujë të pijshëm/ Shkak dëmtimi i tubacionit kryesor

Prej tre ditësh banorët e qytetit të Pogradecit si dhe 5 fshatra të njësisë administrative Buçimas janë pa ujë të pijshëm. E gjithë kjo situatë është krijuar pas një defekti të rëndë në tubacionin kryesor që furnizon qytetin dhe  fshatrat e kësaj njësie administrative.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e ujit të pijshëm, të cilët në këto kushte kanë qënë të detyruar të blejnë sasinë e ujit për të kosumuar, ndërkohë që për nevojat e tjera kanë mbushur ujë në liqen.

Sipas Valjona Saro, Përgjegjëse per financimet e huaja dhe koordinatore projekti, defekti ka ardhur pasi firma që po punon për rikonstruskionin e Parkut të Drilonit, gabimisht ka ndërhyrë gjatë punimeve në tubacionin kryesor.

Specialistët e ujësjellës-kanalizime Pogradec prej tre ditësh janë duke punuar për eleminimin e defektit por gjithnjë sipas Saros defekti ka qënë tejet i rëndë.

Pononjësja e ujësjellës-kanalizime shpreson që sot banorët e qytetit dhe të 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas të kenë ujë në banesat e tyre.

Prej tre ditësh rreth 40 mijë banorë të qytetit të Pogradecit dhe 6800 banorë të 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas janë në pritje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x