Prej tre ditësh banorët e qytetit të Pogradecit si dhe 5 fshatra të njësisë administrative Buçimas janë pa ujë të pijshëm. E gjithë kjo situatë është krijuar pas një defekti të rëndë në tubacionin kryesor që furnizon qytetin dhe fshatrat e kësaj njësie administrative.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e ujit të pijshëm, të cilët në këto kushte kanë qënë të detyruar të blejnë sasinë e ujit për të kosumuar, ndërkohë që për nevojat e tjera kanë mbushur ujë në liqen.
Sipas Valjona Saro, Përgjegjëse per financimet e huaja dhe koordinatore projekti, defekti ka ardhur pasi firma që po punon për rikonstruskionin e Parkut të Drilonit, gabimisht ka ndërhyrë gjatë punimeve në tubacionin kryesor.
Specialistët e ujësjellës-kanalizime Pogradec prej tre ditësh janë duke punuar për eleminimin e defektit por gjithnjë sipas Saros defekti ka qënë tejet i rëndë.
Pononjësja e ujësjellës-kanalizime shpreson që sot banorët e qytetit dhe të 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas të kenë ujë në banesat e tyre.
Prej tre ditësh rreth 40 mijë banorë të qytetit të Pogradecit dhe 6800 banorë të 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas janë në pritje të furnizimit me ujë të pijshëm.


- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026