18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Pëmbledhje e shkurtër e sportit

Mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve kushtëzojnë trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja në zgjedhjet që do të bëjë për sfidat me Izraelin dhe Islandën. Pena mëson se pavarësisht problemeve me shumë titullarë, tekniku italian nuk do të rrezikojë me emra të rinj.

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor.

Tirana vazhdon të rikuperojë lojtarë dhe të plotësojë grupin, duke e bërë më të qetë teknikun Orges Shehi. Nikshi është rikthyer në stërvitje seancën e fundit, ndërsa edhe Hyseni ka filluar vrapimet.

Paulin Ndoja, ish-portier dhe ish-trajner i Vllaznisë nuk është aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës shkodrane . Dy fitore e dy humbje, tregojnë se futbollistët nuk po i zbatojnë si duhet detyrat e dhëna nga trajneri Mirel Josa.

Partizani po pret të luajë ndeshjen e parë në impiantin e ri. Sipas të gjitha gjasave, 12 tetori mund të jetë data ku kryeqytetasit do të luajnë ndeshjen e parë në Kupë ndaj Orikut.

Dy sfidat e para të Kupës së Shqipërisë do të luhen ditën e enjte .  Grupet A dhe B janë ndarë në bazë të renditjes së skuadrave sezonin e kaluar.

Xhudo shqiptare shënon emrin në listën e artë të medaljeve ndërkombëtare edhe për femra. Erisa Brahimaj bëhet Kampione Ballkani për kadetë.

Pas spektaklit të së martës, raundi i dytë i Champions është gati të impresionojë edhe mbrëmjen e sotme. Juventus rrezikon shumë në testin me Benfikën, ndeshje që do  të transmetohet direkt.

Interi fiton me Victoria Plzen në Champions League dhe rikthen besimin te lojtarët e tij. Ndërsa Barcelona mundet nga Bajerni. Gjermanët duken shumë pranë kualifikimit për më tej.

Gjate kohes qe po zhvillohej ndeshja Bajern Mynih-Barcelona , shtepia e Thomas Muller eshte bastisur nga hajdutet te cilet kane marre shuma te konsiderueshme parash dhe bizhuteri me vlere.

Thierry Henry ka lavderuar Liverpulin per fitoren, por sidomos per faktin qe nuk hoqen dore edhe pse asgje nuk po shkonte mbare deri ne minuten e 89.

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajturAi tashme ka nisur të mendojë si trajner.

Kampionati europian i basketbollit ka njohur 2 gjysemfinalistet e para, ato jane, Gjermania dhe Spanja.

Pasi e ka marrë veten pas problemeve që pati në fillim të sezonit, “Mercedes” është tashmë vetëm 35 pikë pas “Ferrari”-t të vendit të dytë në renditjen e konstruktorëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x