Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.
“Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendimi final”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Bojkoti pritet të zgjasë deri në përcaktimin e një qëndrimi përfundimtar nga grupi demokrat, që do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Kuvendin dhe qeverinë.
- Fjalimi ikonik i Victor Hugo në Kongresin Ndërkombëtar Letrar, Paris, 17 qershorit 1878: “Shkatërroni urrejtjen. Ndërtoni dritën.” - 10/11/2025
- “Fitor ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët - 10/11/2025
- PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli - 10/11/2025