Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.
“Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendimi final”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Bojkoti pritet të zgjasë deri në përcaktimin e një qëndrimi përfundimtar nga grupi demokrat, që do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Kuvendin dhe qeverinë.
- Penallti apo interpretim? Rregulli i IFAB që “vulosi” kualifikimin e PSG-s ndaj Bayern Munich për në Budapest - 06/05/2026
- Video/ Goli i Kane në fund nuk mjafton, PSG merr çfarë i duhet në “Allianz Arena” dhe shkon në finalen e dytë radhazi në Champions - 06/05/2026
- “Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD?”, Berisha i përgjigjet demokrates: Kanë frikë nga… - 06/05/2026