Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar për të miratuar nisjen e protestave në të gjithë vendin.
Mbledhja e Këshillit do të nisë në orën 18.00 dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të sqarojë pse opozita po shkon drejt radikalizimit të aksionit politik.
Këshilli Kombëtar pritet të miratojë datën 6 tetor si datën e nisjes së protestave, protesta të cilat sipas opozitës nuk do te ndalojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare.
Aksioni i opozitës me protesta në rruge pritet të shoqërohet edhe me protesta në parlament, pasi deputetët kanë vendosur që të mos lejojnë zhvillimin normal të mbledhjeve të kuvendit.
Caktimi i datës per nisjen e protestave erdhi pasi Gjykata e Apelit dënoi me nje vit burg deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë.
Prej javesh opozita kishte paralajmëruar se do të radikalizonte aksionin kundër kryeministrit Edi Rama, por arrestimi i Ervin Salianjit e përshpejtoi nisjen e protestave.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026