Ai vrapoi gjatë gjithë rrugës nga shtëpia për të qenë atje në ditën e saj të veçantë
Dashuria e kafshëve është emblematike. Shpesh lajme që flasin për këtë akt të lart janë befasuese, si kjo në foto.
Në fakt, kjo foto është vepër e fotografit profesionist kinez nga Guangdong, Allen Ko, i cili fitoi çmimin e parë të “Shoqatës Ndërkombëtare të Fotografëve Profesionistë të Dasmave” si fotoja më e mirë e Dasmës në Botë, “Kategoria e Dashurisë Familjare”. Ai zbuloi se kur babai i nuses, mori qeni për t’i thënë lamtumirë vajzës së tij, pasi ai preku kokën e nuses, qeni u hodh papritur mbi makinë, nusja ishte e përlotur në sy, u përkul dhe preku kokën e qenit, kjo skenë ishte vetëm pak sekonda, por ndodhi për t’u kapur nga fotografi një fokus që u bë viral dhe vijon të mbetet edhe sot një moment emocionues. Të gjitha ndarjet janë të dhimbshme por ajo me kafshët, si kjo në foto, është një goditje e fortë emocionale, është vetë domethënia e asaj dashurie emblematike.
Përgatiti: Albert Vataj
- Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian - 10/08/2026
- Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën! - 10/08/2026
- Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe - 10/08/2026