Nga Zamir MATI – Piktor i Merituar
Rrugëtimi i tij artistik Fillon në vendlindjen e tij , në qytetin e Shkodrës ku ai kreu studimet në Shkollën e mesme artistike « Preng Jakova » në vitet 1982-1986 në klasën që drejtonte piktorja e njohur Ikbale Kalaja dhe nën kujdesin e këshillit artistik drejtues të shkollës ku ishin piktori i Merituar Jakup Keraj dhe Piktorët e Popullit Ismail Lulani, Danish Jukniu dhe piktori Ali Miruku. Duhet theksuar se shkolla e mesme artistike u kthye në një vazhduese dhe përkrahëse e traditës së artit viziv në qytetin tashmë të kulturës dhe artit. Bazë e kësaj tradite është vetë historia e pasur e këtij qytetin 3000 vjeçar me historitë dhe legjendat , me ndodhitë dhe njerëzit e shquar , ishin familjet shkodrane të cilat në historinë e qytetit u zhvilluan e u rritën krahas qyteteve të tjera të adriatikut por edhe veçantisë së tij si një port i rëndësishëm e rrugë kalimi për në qëndër të Ballkanit , Kosovë , Maqédoni , etj Është Shkodra ky qytet në ekstremin e kufujve veriperëndimor të imperatorisë Osmane që më shumë se kushdo ishte Lidhja me Europën
Këto Lidhje sollën artin e fotografisë në një nivel artistik botërorë të zhvilluar nga Marubët.
Janë artistët Kolë Indomene, Zef Kolombi, Simon Rota etj që krijuan bazat e artit klasik shqiptar ashtu si ishin të njohur edhe emrat e artistëve të shquar më origjinë prej këtij qyteti qysh nga rilindja Italiane të cilat lanë dëshmi në qytetit dhe kulturës europiane
Të gjitha këto nuk lindën vetëvetiu por në mjedisin e një kulture shumë shekullore si dëshmi e arkeologjike, vendbanimeve të hershme, arkitekturës së veçantë por dhe të veprave të
me gjithë përpjekjet e punën krijuese të pandërprerë nuk arriti për disa vjet të futéj në akademinë e Arteve , Ai krahas punës krijuese ipte mësim të vizatimit në shkollat 8 vjeçare të vocërakëve dhe mbas disa konkurseve të stërmundimshëm fiton të drejtën e studimit për pikturë në Universitetin e spo hapur në qytetin e Shkodrës « Luigj Gurakuqi » ku nën drejtimin e grupit të pedagogëve dhe artistëve të talentuar të qytetit përfundojë studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2015.
Vitet e vështira dhe të zgjatura të tranzisionit si shumë të rinjë e bashkëatdhetar edhe piktorin e ri e detyruan të merrte rrugën e mërgimit drejtë italisë e më vonë në Londër e në Paris ku Punon e jeton sot.
Nuk është kollaj të plotësosh detyrat ndaj familjes, fëmijve por edhe dashurisë për artin e pikturës, për ta vazhduar dhe krijuar e ekspozuar në kryeqytetet e artit .
Ramazan Hasaj merr pjesë në ekspozita të njohura në historinë e artit « Salone d’automne » një ekspozitë e përvitshme në Paris qysh nga viti 1903 dhe ku flamuri me shqiponjën dy krenari bën krenari jo vetëm Ramazanin por mbarë artin shqiptar . Ai ekspozon në grup artistësh në galeri të njohura të Londrës dhe Parisit.
Ai është prej disa vjetësh i ekspozuar me një grup piktorësh si « miq të salon d’automne » në galerinë e njohur « Etienne de Causans » në nr 26 rue de Seine në lagjen Saint Germaine, Paris.
Kur shesh punimet e Ramazan Hysaj në ekspozita të hapura nga grup piktorësh menjëherë befasohesh nga individualiteti i tij.
Çfarë na tërheq ?!
Është tema e tij e préféruar bregu dhe uji , janë varkat e nxerra në breg prej peshkatarëve, është transparenca e ujit e pikturat me ngjyra të pastërta dhe penelata dekorative, janë penelatat që konstruktojnë më mjeshtëri së zaniane barkat me hijet e dritën e pejsazhit, është dekorativiteti i ngjyrave dhe penelatave të hedhura më mjeshtëri. Duket sikur gjatë gjithë jetës piktorin e ndjek peizazhi i qytetit të tij të lindjes më liqenin, varkat, bregun, malet mbi ujë dhe Lumi i Kirit me pastêrtinë e tij. Ndjen kënaqësinë e ditëve të fëmijërisë e ngulitur thellë dhe tashmë me dashuri e hedhur me mjeshtëri edhe në këto vepra që Ramazan Hasaj na i ka paraqitur në këtë ekspozitë vétike këtu në La Maison de l’Albanie.




- Ditë zgjedhjesh edhe në Kosovë, qytetarët në 18 komuna votojnë për të kryetarët në balotazh - 09/11/2025
- Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni! - 09/11/2025
- Në hapsirën tonë të « La Maison de l’Albanie » hapim ekspozitën me punime në pikturë të artistit Ramazan Hasaj - 09/11/2025