6.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Minxhozi: Sali Berisha ka dështuar në unifikimin e partisë. Alibeaj nuk humbet sa…!

Analisti Skënder Minxhozi thotë se suksesi i një proteste nuk përcaktohet nga skenarët, por nga pjesëmarrja e njerëzve. Përballë gazetares Viol Xhafaj, Minxhozi u shpreh në studion “News Line” se kur qeveria shqiptare shikon pjesëmarrje aq të vogël të njerëzve në protestën e PD, ajo vijon e pashqetësuar planin e saj në drejtimin e vendit.

“Protesta përcaktohet nga pjesëmarrja dhe jo nga skenarët. Problemi është se sa persona ke nga mbrapa. Protesta është një fraksion përfaqësimi. PD i ka çarë fitoret e veta me një prezencë ta madhe mbështetësish, kryesisht në qendër të Tiranën sepse aty luhet teatri politik. Nëse nuk ke njerëz në protestë, efekti është i vogël. Kur qeveria shikon që nuk mblidhen 100 mijë persona poshtë zyrës, por rreth 6 mijë njerëz, qeveria nuk lëviz nga pozicionin e saj”, tha ai.

Sali Berisha ka thirrur një tjetër protestë kombëtare më 3 mars, ditë në të cilën Gjykata e Apelit do të vendosë për fatin e vulës dhe firmës së Partisë Demokratike. I pyetur nëse kjo lëvizje mund të konsiderohet një presion për sistemin e drejtësisë, Minxhozi bëri këtë koment:

“Janë duke thënë një gjë dhe duke bërë një tjetër. Unë nuk mendoj se PD bën gabim që proteston më 3 mars, mendoj se bëri gabim që protestoi për Mc Gonigal. Kanë kthyer kokën nga mbrapa dhe atë fat meritojnë të kenë”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x