13.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Mediat belge jehonë krimeve të Dritan Rexhepit: Vrasës gjakftohtë…

Dritan Rexhepi është një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit, por emri i tij është i njohur edhen nga organet ligjore italiane, blege, dhe ekuadoriane.

Ai njihet si një vrasës me pagesë gjakftohtë, teksa kur ishte vetëm 19 vjeç, qëlloi 37 plumba mbi një oficer policie dhe një pronar dyqani në vendin tonë, duke i lënë të dy të vdekur.

Megjithatë, ai do të arratisej drejt Italisë, duke i shpëtuar burgut, dhe në pranga do të binte vetëm në vitin 2007, i akuzuar për vjedhje në dy banesa, akuza për të cilat u dënua me pesë vjet. Ai sërish do të lirohej, për t’u arrestuar më pas në korrik 2011, në atë kohë 31-vjeç, për një sërë grabitjesh në Barcelonë, Spanjë. Në atë kohë spanjollët ia dorëzuan Belgjikës sepse duhej të vuante edhe pesë vite burg.

Fakti që Rexhepi ishte një vrasës me pagesë, i arratisur tashmë nga burgu në Shqipëri dhe gjithashtu në Itali, me sa duket nuk ishte denoncuar në Shërbimin e Burgjeve në Belgjikë, pas së cilës krimineli i rrezikshëm ka përfunduar në burgun e supersigurisë së Merksplas. Një dhuratë që ai e pranoi me krahë hapur. Së bashku me një italian të burgosur, Rexhepi thjesht u ngjit mbi murin e burgut dhe iku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x