Kryeministri, Albin Kurti do të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendoje edhe për një mandat katër vjeçar.
Ai i fitoi zgjedhjet e brendshme me rezultat 98,60 për qind. Kundër Kurtit votuan 0.89 për qind, ndërsa 0.51 për qind abstenuan. Këtë e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm Lëvizja Vetëvendosje.
“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Albulena Haxhiu do të jetë kyetare e Foumit të Gruas, ndërsa Behar Jashari i të rijeve të Vetëvendosjes.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje. Haxhiu fitoi me 94.55 për qind të votave për, 2.81 ishin kundër dhe 2.64 abstenuan.
Votimet për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje u mbajtën ditën e djeshme.
Sipas një njoftimi, procesi i zgjedhjeve nisi më 15 mars dhe u përmbyll suksesshëm më 25 shtator 2022. Zgjedhjet u organizuan në mbi 200 vendvotime si dhe online për mërgatën, sipas parimit një anëtar një votë.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Pejë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i qendrës është zgjedhur, TAULANT KELMENDI Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, VALBONA GJAKOVA TARAKU Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, BLEONA KELMENDI”.
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024