Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka ndarë këtë të martë dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024.
Në një postim të rrjetet sociale, ministrja ka bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
Kështu, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më datë 3 Qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia më datë 10 Qershor, Matematika më datë 18 Qershor, Provimi me zgjedhje më 24 Qershor, Provimi Teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore Profesionale, më 24 Qershor.
Manastirliu njofton po ashtu se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin Janar 2024.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026