18.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovision, paratë e këngës do përdoren për pagesën e energjisë elektrike

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar sot drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski.

Ai konfirmoi se Maqedonia për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe muzikore në Europë, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike.

“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski për mediat vendase.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x