Presidenti francez Emanuel Macron rikthehet në Tiranë në muajin Maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korespondon edhe me samitin e komunitetit politik europian të 16 Majit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin francez për Europën Haddad.
Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë më 16 tetor 2023, ku u prite me ceremoni shtetërore. Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dekoroi mbrëmjen e 16 tetorit 2023 shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026