“SHBA nuk do ta marrin Grenlandën”, kështu u shpreh Kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens Frederik Nielsen, si një përgjigje për kërcënimet e Presidentit amerikan Donald Trump për të marr kontrollin e ishullit.
“Presidenti Trump tha se SHBA ‘do të marr Grenlandën’. Më lejoni të jem i qartë, SHBA nuk do ta marrin. Ne nuk i përkasim askujt. Ne vendosim vet për të ardhmen tonë”, tha në rrjetet sociale Kryeministri Nielsen.
Edhe pas vizitës së zv.Presidentit JD Vance në Grenlandë, Trump shprehu dëshirën e tij për të marr në kontrolll territorin e Grenlandës. Ai u shpreh i bindur për këtë dhe tha se do të ndodhë pa përdorur forcë ushtarake.
“Ne do ta marrim Grenlandën. Po, 100%, është një mundësi e mirë që SHBA të veprojë pa përdorimin e forcës ushtarake”, tha Trump.
Nielsen u betua si Kryeministër i vendit disa orë para vizitës së zv.Presidentit amerikan JD Vance në Grenlandën. Ai ka bëë fushatë që Grenlanda të arrijë në pavarërësi të plotë nga Danimarka, që ka pjesërisht kontroll në territor, duke bërë kështu që të arrijë në një ekonomi të pavarur.
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026
- “Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese - 31/01/2026