Shqipëria ka qenë e pranishme në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, e mbajtur në Holandë nga 25 deri më 28 mars.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues nga zyrat e prokurorisë së vendeve evropiane, Amerikës Latine dhe Afrikës Perëndimore, Shqipëria u përfaqësua nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Konferenca u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, David van Weel, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur rrjetet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, të cilat nuk njohin kufij.
“Krimi i organizuar është një sfidë globale që kërkon një përgjigje të koordinuar dhe të fortë. Kjo konferencë shërben si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve,” – thuhet në njoftimin e Ambasadës së Holandës në Shqipëri.
Në një foto të publikuar nga ambasada, Altin Dumani shihet në krah të John Lucas, Kryeprokuror i Zyrës Kombëtare të Prokurorisë së Holandës, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026