9.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Korçë, restaurimi i Muzeut Arkeologjik/ Gati projekti për restaurimin total të tij, duke i hapur rrugën edhe rikonceptimit

Banesa e Fani Pjastos, sot Muzeu Arkeologjik i Korçës së shpejti do ti nënshtrohet një restaurimi të plotë. Godina, monument kulture i kategorisë së I-rë, e ndodhur në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës ka vlera  të veçanta arkitektonike tradicionale.

Mungesa e investimeve dhe tërmetet e viteve të fundit kanë shkaktuar dëmtim të strukturës dhe çatisë së kësaj godine. Gjendja e muzeut vitet e fundit ka ndikuar ndjeshëm edhe në numrin e turistëve që e vizitojnë.

Projekti parashikon restaurimin total të objektit në të gjitha elementet e tij, përforcimin e strukturës dhe restaurimin e elementeve arkitektonikë. Ky projekt do t’i hapë rrugë rikonceptimit të muzeut.

Projekti për rehabilitimin dhe restaurimin e godinës së muzeut Arkeologjik në Korçë kap vlerën e 30 milion lekëve, projekt i cili do të aplikohet këtë vit për financim nga Ministria e Kulturës. Më pas do të punohet për rikonceptimin e muzeut, duke synuar kthimin e tij në një muze bashkëkohor, të denjë për vlerat unikale që mbart.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x