12.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Korça, atraksion i fundjavës, edhe gjatë muajit janar mbetet destinacion për shumë vizitorë

Qyteti i Korçës dhe fshatrat turistikë të tij vazhdojnë të mbeten të preferuar për pushuesit e fundjavës. Shumica e tyre zgjedhin periudhën pas festave të fundvitit për të kaluar të shtunën e të dielën në qytetin juglindor pikërisht për t’ju larguar zhurmës së kryeqytetit por edhe për të vizituar Dardhën, Voskopojën e Boboshticën.

Për operatorët turistikë edhe muaji janar ka patur rezervime, madje jo vetëm në fundjavë, por ka qënë një fluks pak më i ulët krahasur me vitin e kaluar, kjo ndoshta për shkak të mungesës së borës në qytet.

Tradita, mikpritja dhe cilësia e shërbimit janë disa nga arsyet pse Korça mbetet e preferuar. Një tjetër arsye pse vizitorë të shumtë zgjedhin juglindjen për të pushuar janë edhe gatimet tradicionale.

Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit kanë bërë që vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit të zgjedhin të kalojnë këtë fundjavë në Korçë, duke mos humbur edhe bukuritë që të ofrojnë fshatrat turistikë të zbardhur nga bora, kryesisht ai i Dardhës, i cili njihet për sportin e skive.

Edhe gjatë muajit janar mbetet destinacion për shumë vizitorë.

Pazari i vjetër
Pazari i vjetër

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x