Prokuroria e Tiranës kaloi sot në SPAK 20 fashikuj të dosjes së “21 Janarit”. Kjo pasi Gjykata e Lartë caktoi si kompetente Prokurorinë e Posaçme
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në fashikujt përmendet moszbardhja e vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe e gjashtë plagosjeve.
Në këto fashikuj mungon përgjigjja e ekspertëve italianë për predhën e gjetur në trupin e Aleks Nikës, thanë burime të Anila Hoxhës, pasi ende nuk e kanë përcjellë përmes letërporosisë.
Në fashikuj nuk ka asnjë të pandehur për dy vrasjet e pazbardhura dhe për 6 të plagosurit. SPAK u urdhërua nga Gjykata e Lartë të tërheqë aktet pasi familja e Aleks Nikës kallëzoi ish-kryeministrin, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e Gardës.
- Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri - 07/08/2026
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026