Ekziston një “dallim drastik” mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ndërsa ka bërë të ditur se ende nuk është arritur marrëveshje politike me këtë parti.
Pas takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se pritshmëritë e palëve janë të ndryshme dhe qëndrimet e tyre nuk përputhen.
Ai tha se përpjekjet duhet të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Kurti ka insistuar se një marrëveshje duhet të përfshijë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke paralajmëruar se konstituimi i Kuvendit pa zgjidhjen e kësaj çështjeje mund ta rikthejë vendin në të njëjtën situatë.
“Nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam i bindur që duhet të përqendrohemi përpara, që nënkupton edhe evitimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat, sikurse ato të mëhershmet, ishin të panevojshme, të paarsyeshme e, madje, edhe të dëmshme për buxhetin dhe ekonominë e vendit. Nuk është e mundur ndryshe pa një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në kushtet kur zgjedhim kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit, por më pas vijmë sërish te problemi i presidentit, kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me të njëjtën metodë nuk mund të kemi rezultat tjetër. Kjo do të na çonte në shpërndarjen e Kuvendit. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende, pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime se ka një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së”, tha Kurti.
- Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur - 06/10/2026
- “Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që… - 06/10/2026
- Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike - 06/10/2026