16.5 C
Tirana
25 / 02 / 2026

Kina është gati për të zbatuar projektin e zbritjes në Hënë

Kina ka bërë përparime në prodhimin e anijes kozmike me astronaut të brezit të ri, të raketës bartëse me astronautë të brezit të ri, të zbritësit hënor dhe kostumit kozmik të uljes në Hënë, duke iu afruar objektivit të uljes në Hënë, sipas Agjencisë së Fluturimeve Kozmike me Astronautë të Kinës të hënën.

Kina ka përfunduar studimin e teknologjisë kryesore dhe vlerësimin e projektit të eksplorimit të Hënës me astronautë, duke formuar një plan zbatimi të zbritjes në Hënë me “karakteristika kineze,” tha në një konferencë shtypi përpara nisjes së misionit hapësinor me ekuipazh “Shenzhou-15” Ji Qiming, një ndihmësdrejtor i Agjencisë.

 Foto nga një ekspozitë mbi rezultatet e hulumtimeve të Kinës në Hënë e zhvilluar në Planetariumin e Shangait, në tetor 2022/ foto nga VCG

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x