18.5 C
Tirana
20 / 11 / 2025

Ish-i përndjekuri politik Viktor Martini: Partia Demokratike ka njerëz me dinjitet, por udhëhiqet nga një kufomë politike

Intervistë me zotin Viktor Martini, ish- i burgosur politik dhe demokrat i orëve të para, themelues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë

-Ju u larguat nga Shqipëria kur shtresa juaj kishte nevojë për kontributin tuaj si themelues i kësaje shoqate. A ishte kjo një tradhëti nga ana e juaj?

-Jo, perkundrazi. Unë u largova pasi u ndjeva unë I tradhëtuar nga nga bashkëvuajtësit e mi. Këtë ikje timen, bashkëvuajtësve të mi ua kërkoi presidenti Berisha.

-Çfarë autoriteti kishte Berisha brenda kësaje Shoqate dhe cila është arsyeja që e kërkonte këtë?

-Në vitin 1991, ne si shoqatë bëmë një greve urie ku ishim 91 veta. Kërkonim pafajësinë, punësim e shkollim për fëmijët tanë pa konkurs e mbi të gjitha shpërblim me të holla për djersën e derdhur neper burgje e kampe nga kjo shtresë, punë që e bënim shpesh pa bukë e me kërbaç shpinës. Gjatë grevës, një ditë vjen Berisha dhe u ul këmbëkryq në batanijen time dhe me lexoi disa kërkesa që do i shtronte të nesërmen në parlament. -A jeni dakort dhe a keni me shtu gja? Jo, ju përgjigja, ju keni kërku ma shumë sesa po kërkojmë ne sepse me premtu ashtë kollaj, me realizu ashtë e vështirë. -Shiko Viktor, më tha, të betohem në nderin time personal se do ju japim më shumë se kaq. -Ishalla u pergjigja.

Parlamenti pranoi kërkesat tona, por mjerisht qysh atëherë e deri sot zvarriten duke i dhanë ato pare -ndjesë për shprehjen- si pare kurvash.

-Si e shihni ju sot Partinë Demokratike që përkrahët dikur?

-Shihni protestën e fundit të thirrur nga Saliu para kryeministrisë dhe kuptohet qartë se në çfare gjendje është PD. Nuk mund të them se në këtë parti  nuk ka anëtarë me dinjitet, por më vjen keq se po ndjekin pas një kufomë politike. Berisha non grata nga Amerika dhe Anglia, i akuzuar nga SPAK për korrupsion, humbës serial i zgjedhjeve nuk frymëzon më askënd. Do të ishte në nderin e tij të largohej përfundimisht nga politika. Por nderi është për BURRA!

-Por është një turmë e madhe që i shkon pas…

-Po, është një turmë e madhe që i përngjet turmës që shkon mbas një njeriu të dështuar e shumë i etshëm për pushtet si gjithë shokët e tij komunista. Sa për partitë e tjera që Berisha i ka nën sqetull besoj se kanë me u ngi me erën e neveritshme të komunizmit.

-Po parlamentin e ri, si e shikoni? Si i vlerësoni debatet?

-Si një histori të zgjatur, pa rezultat për problemet jetike të popullit. Më bëri shume përshtypje njëherë fjala e Alizotit që foli në emrin e të persekutuarve politikë për të ndjerin Xhelal Koprencka, mikun tim brenda dhe jashtë burgut. Sa keq e sa vonë! Ku ishit ju ju Z Alizoti së bashku me Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën e kompani kur u krijua shoqata, pse nuk u dukët asnjëherë? Eshtë shumë vonë e mos përdorni emrin e të ndjerit Xhelal. Ju zoti Alizoti vetëm duhet të heshtni, heshtni, heshtni e vetëm heshtni.

-Shumë zyrtarë të qeverisë akuzohen për korrupsion, kemi zyrtarë që nga nivelet e ulëta e gjer tek zëvëndësit e kryeministrit Rama që akuzohen nga SPAK, keni një opinion?

-Duhet të shkojnë të gjithë para drejtësisë dhe drejtësia duhet tu konfiskojë pasuritë. Kjo është gjëja e parë. Kjo qeveri duhet të kishte ikur me kohë, por Edi Rama ta gëzojë pushtetin gjersa të ketë frymë Berisha në krye të Partisë Demokratike…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x