Po shkon drejt përfundimit puna për ngritjen e një inkubatori i cili do të shërbejë për përpunimin e frutave.
Bëhet fjalë kryesisht për prodhimin autokton të zonës dhe është parashikuar përpunimi i mollës, qershisë dhe kumbullës, 3 lloj frutash që kultivohen masivisht nga fermerët e Qarkut Korçë.
Drejtorja e Qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore Korçë Eleni Elefteriu bën me dije se puna ka ecur me ritme të kënaqshme dhe parashikohet që ky inkubator të nisë nga puna rreth muajit qershor.
Ngritja e këtij inkubatori, është pjesë e një projekti ndërkufitar i cili vjen si një bashkëpunim i ri, me qëllim që t’i japë më shumë vlerë prodhimit autokton të zonës.
Në të do të përpunohen për t’u kthyer në reçel, frutat e cilësisë së dytë e të tretë, të cilat nuk kanë mundësi të dalin në treg apo të grumbullohen në frigoriferë.
Produkti final do të jetë i certitifikuar sipas standardeve të BE me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së produktit shqiptar në tregun vendas dhe atë të eksportit.Gjatë viti që lamë pas, sipërfaqet e mbjella me mollë në Qarkun Korçë shkuan mbi 2400 HA me një prodhim prej mbi 65 mijë ton, me kumbulla mbi 430 HA me prodhim mbi 8400 ton dhe me qershi u mbollën mbi 500 HA me një prodhim mbi 5400 ton.




- Ndarja nga jeta e Nanos, ish-kryeministri grek: Ishte një udhëheqës i tranzicionit, një mik dhe një urë për Ballkanin - 01/11/2025
- Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë - 01/11/2025
- Post mortum: Fatos Nano nuk është një ish - 01/11/2025