11.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Hidhet në erë me tritol hoteli i njohur në Sarandë

Një hotel i njohur në Sarandë është hedhur në erë mëngjesin sotëm.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i është vënë eksploziv duke e rrafshuar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar pallatet përreth.

Hoteli ndodhej në qendër të qytetit dhe ishte në pronësi të Spiro Cabirit, ndërsa mësohet se ortakët kanë qenë në gjyq për pronësinë. Ai momentalisht ishte i mbyllur.

Në njoftimin e policisë thuhet se për këtë ngjarje kriminale është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli që prej vitit 2022.

NJOFTIMI I POLICISË SË SARANDËS:

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në  një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x