14.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Genti Ibrahimi emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Gent Ibrahimit si anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Ai garonte së bashku me Arta Vorpsin dhe Arta Markun, për pozicionin vakant të lënë nga Përparim Kalo.

Nga vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gent Ibrahimi renditej i pari me 88.38 pikë, pas tij vinte Arta Vorpsi me 88.22 pikë dhe e fundit Arta Marku me 82.66 pikë.

Gent Ibrahimi ka qenë më herët kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai bëhet anëtar i 9 i Gjykatës Kushtetuese.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x