17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Fundi i një karriere “magjike”, Chiellini pritet të njoftojë këtë të martë largimin nga futbolli i luajtur

Padyshim do të mbahet mend, si një nga më të mirët e historisë. Qendërmbrojtësi italian, Giorgio Chiellini do të njoftojë, këtë të martë, tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, te paktën kështu është raportuar nga mediat e huaja, me 39-vjeçar, që do ta mbyllë me profesionistët, pas dy vitetve, te “gjigantët” amerikanë, të Los Angeles FC.

Chiellini e filloi karrierën e tij profesionale në Livorno , nga ku u transferua te “violët” e Fiorentina në vitin 2004 dhe vetëm 1 vit më vonë kaloi te “bardhezinjtë” e Juventus, për të qëndruar për plot 17 vite, te këta të fundit.

Përsa i përket trofeve, në karrierën e tij, Chiellini ka fituar plot 9 herë titullin kampion të Serie A, 5 Kupa të Italisë, 5 Superkupa të Italisë, 1 titull të Serie B, 1 titull të Serie C, 1 titull kampion në MLS, 1 Superkupë në Amerikë, 1 Evropian për moshat U19, si dhe Evropianin për të rritur në vitin 2021. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x