Mes urimesh të shumta për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ka tërhequr vëmendje edhe ai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo ka postuar një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita përmbi foton në Instastory.
Kujtojmë që këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa sonte do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.


Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026