Nga Zamir MATI Piktor i Merituar
Jemi në prag të festave të nëntorit dhe sot ditës së Alfabetit të vendosur në kongresin e Manastirit dhe « La Maison de l’Albanie » pret ekspozitën me punime të piktorit të shquar nga Tirana, pedagog i dhjetra breza artistësh të cilët kanë mbaruar liceun artistik në atelienë e piktorit Klement Zoraqi.
Nuk e kam të lehtë të prezantoj përpara jush në këtë mbrëmje një artist me një aktivitet të gjërë ndër vite.
Klementi është rritur në një nga lagjet e njohura të kryeqytetit ku jetonin dhe punonin mjaft artistë
Ai mësues vizatimi në shkollën 11 janari “ kishte peisazhistin e njohur Aristotel Papa ashtu si dhe pasioni për pikturën gjatë viteve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ndiqte në atelienë e Aristotelit këshillat e një mentori për artin. Ishin peisazhet e Papës të botuara me ngjyra në revistën e vetme të ilustruar “Ylli” që për ne piktorët e rinjë të dashuruar me pikturën priteshin dhe formonin librin tonë të artit, me dekorativitetin dhe vizatimin e ngjyrat ekspresive.
Edhe pse një artist i cili studioi disa vite ne akademinë e arteve të Zagrebit atje ku kanë kryer studimet skulptori i popullit Andrea Mano , piktori Abdulla Cangonji , Aristoteli mbaroi studimet në akademinë e arteve të Sofjes, Bullgari. Në punimet e tij ndihej influenca e arteve të fillim shekullit.
Ishte fatkeqësi tërheqja nga angazhimi artistik i ketij piktori dhe artisti që ka lënë gjurmë në artin shqiptar të viteve ‘50-‘60 por njëkohësisht ndjejmë një respekt dhe vlerësim për këtë artist i cili në atelienë e tij këshillonte artistët e rinjë e veçmas të talentuarin Klement Zoraqi.
Dëshira për pikturën për artin bënë që artisti i ri të ndiqte studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve gjatë viteve 1980-1984 dhe të diplomohet në pikturën monumentale nën kujdesin e pedagogëve Niko Progri dhe piktorit të popullit Vilson Kilica.
Në ditën e mbrojtjes së diplomës Klementi fton edhe mësuesin e parë të vizatimit dhe memtorin e tij, piktorin tashmë pothuaj të harruar në fatkeqësitë e tij familjare Aristotel Papa. Një respekt dhe gjest plot mirënjohje që e vendosi mësuesin e tij të parë krahas pedagogëve të cilët e udhëhoqën në përfundimin e studimeve të larta në artet figurative.
Klementi kurioz për çfarë krijohesh vizitonte edhe atelietë e lagjes, atë të piktorëve Abdurahim Buza, Pandi Mele.
Fillon punën si pedagog i ri në Liceun Artistik “Jordan Misja” ku atelieja e tij ishte e specializuar për pikturën .
Janë vite pune plot dashuri për profesionin e mësuesit dhe breza të tërë artistësh të rinjë kalonin dhe punonin në atelienë që drejtonte Klementi.
Atelie e paisur nga pasioni i tij për librin e artit edhe si një bibliotekë për të gjitha klasat e artit figurativ.
Ashtu si me pasion e kujdes prof. Klementi krijoi bibliotekën e artit po me atë kujdes ai krijoi një koleksion me punimet nga dosjet e nxënësve të tij në vite.
Janë dy vlera të cilat e shoqërojnë punën e tij.
Biblioteka me libra arti aq e domosdoshme për nxënësit në kushte kur kishte edhe një mungesë pothuajse të pa imagjinueshme librash të tillë, koleksion i punimeve të dosjeve të nxënësve krahas koleksionit të punimeve të programit mësimorë
Me daljen në pension Klementi të ty këto vlera të krijuara në vite i dhuroi.
Bibliotekën me libra arti ia dhuroi shkollës dhe ajo qëndron në atelienë e pikturës që tashmë drejtohet nga pedagogë të tjerë
Me Koleksionin e punimeve Klementi organizoi një ekspozitë dhe të gjitha punimet ia ktheu ish nxënësve të tij që tashmë si artistë të rinjë pnonin gjithëkund.
Janë këto vlera të veçanta të cilat shënojnë dhe na bën të kuptojmë me gjestin e tyre krahas krijimtarisë personalitetin e veçantë të Klement Zoraqit.
Këtyre vlerave i shtohet edhe projekti i teatrit të fëmijve “Pinochio” realizuar në vitin 2022.
Në “La Maison de l’Albanie” Klementi ekspozon 26 pastele nga koleksioni i tij prej gati 160 punimesh.
Punimet e ekspozuara janë kryesisht pejsazhe dhe ashtu siç ka dëshirë të kujtoj mentorin e tij piktorin Aristotel Papa , Kementi përsërit se janë pejsazhet e rrethinave të Tiranës një sugjerim i hershëm i tij që të pikturoja vjeshtën , pranverën stinët e mrrekullueshme. Në një farë mënyrë është parku i madh një pasuri ngjyrash e motivesh të pa fund…
Herë herë vizatoja shpejt e midis vijave të papërcaktuara shënoja ngjyrat ashtu si vepronte edhe mësuesi im i parë…
Por çfarë dallojmë në 26 punimet e paraqitura në këtë ekspozitë;
Të gjitha punimet megjithëse në dimensione të vogla të japin përshtypjen e tabllove me raporte piktorike, njolla ngjyrash të gjetura në harmoni me njëra tjetrën, detaje të vendosura bukur në sfonde drite a njolla të thella por gjithëherët me ngjyrë të kjartë e të ndryshme nga një pastel në tjetrin
Siluete pemësh me vizatim karakteristik të lulëzuara në ditë pranvere apo të gjelbërta në shumllojshmëri nuancash.
Dallohen bregore dhe pemët e vizatuara në kurbën e tyre ku herë herë piktori rivizaton siluetin në linja ngjyra të kontrastuara apo për të formuar raport dekorativ e të lidhur bukur me ngjyrën plot dritë të qiellit a të një blloku ngjyrash të blerta apo siluetit të malit a kodrës
Të gjitha punimet sikur lidhen me njëra tjetrën dhe japin një pejsazh pambarim pranverorë
E gjitha kjo e realizuar me ngjyra të pastra të cilat tregojnë edhe mjeshtërinë e artistit në zotërimin mjeshtërorë të teknikës së vështirë të pastelit
Zotërimi me mjeshtëri i teknikës së pastelit të bën të mendosh ndoshta të një ngjashmëria me klasikët e fillimit të shekullit 20 por kur i sheh me vëmëndje ato më tepër të zbulojnë bukurinë e natyrës dhe detajet e vërteta të cilat vizatimi dhe ngjyrat , mjeshtëria e autorit i ka realizuar si vepra të vërteta arti.
Fjala e hapjes së ekspozitës me 26 punime në pastel të piktorit Klement ZORAQI në La Maison de l’Albanie, Paris nga Zamir Mati, Piktor i Merituar

Si krijues ai ptezantohet për herë të parë në ekspozitën kombëtare të vitit 1986 me tabllonë kompozicionale kushtuar artistëve të vegjël që vizatojnë mpnumentin e heroit të popullit Qemal Stafa dhe në ekspozitat kombëtare të të rinjëve të vitit 1987-1989 me punime kompozicionale kushtuar aksioneve të rinisë.
Në vitin 1991 hap ekspozitën personale në Tiranë ekspozitë e cila jo vetëm dëshmoi për rrugën artististike të një krijusi të arrirë por edhe talentin në ritje të një mjeshtri.
Mbas viteve 90 Klementi hap ekspozita në Itali, Francë, Angli.
Në “La Maison de l’Albanie” Klementi ekspozon 26 pastele nga koleksioni i tij prej gati 160 punimesh.
Punimet e ekspozuara janë kryesisht pejsazhe dhe ashtu siç ka dëshirë të kujtoj mentorin e tij piktorin Aristotel Papa , Kementi përsërit se janë pejsazhet e rrethinave të Tiranës një sugjerim i hershëm i tij që të pikturoja vjeshtën , pranverën stinët e mrrekullueshme. Në një farë mënyrë është parku i madh një pasuri ngjyrash e motivesh të pa fund…
Herë herë vizatoja shpejt e midis vijave të papërcaktuara shënoja ngjyrat ashtu si vepronte edhe mësuesi im i parë…
Por çfarë dallojmë në 26 punimet e paraqitura në këtë ekspozitë;
Të gjitha punimet megjithëse në dimensione të vogla të japin përshtypjen e tabllove me raporte piktorike, njolla ngjyrash të gjetura në harmoni me njëra tjetrën, detaje të vendosura bukur në sfonde drite a njolla të thella por gjithëherët me ngjyrë të kjartë e të ndryshme nga një pastel në tjetrin
Siluete pemësh me vizatim karakteristik të lulëzuara në ditë pranvere apo të gjelbërta në shumllojshmëri nuancash.
Dallohen bregore dhe pemët e vizatuara në kurbën e tyre ku herë herë piktori rivizaton siluetin në linja ngjyra të kontrastuara apo për të formuar raport dekorativ e të lidhur bukur me ngjyrën plot dritë të qiellit a të një blloku ngjyrash të blerta apo siluetit të malit a kodrës
Të gjitha punimet sikur lidhen me njëra tjetrën dhe japin një pejsazh pambarim pranverorë
E gjitha kjo e realizuar me ngjyra të pastra të cilat tregojnë edhe mjeshtërinë e artistit në zotërimin mjeshtërorë të teknikës së vështirë të pastelit
Zotërimi me mjeshtëri i teknikës së pastelit të bën të mendosh ndoshta të një ngjashmëria me klasikët e fillimit të shekullit 20 por kur i sheh me vëmëndje ato më tepër të zbulojnë bukurinë e natyrës dhe detajet e vërteta të cilat vizatimi dhe ngjyrat , mjeshtëria e autorit i ka realizuar si vepra të vërteta arti.
Faleminderit i nderuar artist për prezantimin e këtij koleksioni të bukur me 26 punime në pastel por falenderim të veçantë edhe për dhuratën e pikturës 20x20cm për koleksionin “Art në Katror” të La Maison de l’Albanie.