Me votat e publikut, Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Duje”. Siç ishte parathënë më herët nga moderatorja e festivalit të RTSH Arbana Osmani, kanë qenë votat e publikut që do të vendosnin se cila prej këngëve do të shpallej fituese dhe do të konkurronte në festivalin Evropian.
Mes emocionesh, Albina ka kënduar bashkë me publikun disa vargje ndërsa ka premtuar se do të përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në Eurovizion.