Kur menduam se më në fund çmimi i naftës do të rikthehej në nivele të pranueshme, tashmë një tjetër faktor po ndikon te tabelat e karburanteve. Në njoftimin e fundit të ditës së premte, Bordi i Transparencës theksoi si përgjegjës edhe kursin e dollarit amerikan.
Prej muajit gusht, fuçia bruto e naftës Brent po tregtohet nën 100 dollarë për fuçi, madje këtë javë me rreth 85 dollarë. Kjo do të thotë se rafineritë, që më pas prodhojnë naftë dhe benzinë, po e blejnë lëndën e parë më lirë. Gradualisht, kjo ka ulur çmimin e nënprodukteve të naftës, ku një ton diezel nga mbi 1100 dollarë në gusht, këtë muaj është shitur nën 1000 dollarë.
Por në vend që çmimi të ulej, forcimi i vazhdueshëm i dollarit po jep efektin e kundërt. Nëse kursi i valutës amerikane do të ishte 107 lekë, sa përpara luftës në Ukrainë, sot nafta në vend do të kushtonte vetëm 210 lekë për litër dhe benzina 189 lekë.
Për këtë arsye, krahas indeksit BRENT të naftës bruto dhe atij PLATTS të nënprodukteve të përpunuara, shqiptarët do të shohin me kujdes edhe kursin e këmbimit, që ka po kaq ndikim te çmimi final i pompës së karburantit.
- Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu - 08/09/2026
- Kuvendi nis sot sesionin e ri/ Nga betimi i ministres së re te reforma territoriale, çfarë pritet në seancën e sotme - 08/09/2026
- Qeveria/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë, sot pritet votimi dhe betimi në Kuvend - 08/09/2026