Enkelejd Alibeaj foli në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji për një dosje ku kur u denoncua ishte në krah të tij, por jo kur gjykata mori vendimin që ta burgosë.
Deputeti demokrat deklaroi se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë.
Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë.
Pavarësisht insistimit të gazetarit Andrea Danglli, Alibeaj refuzoi të komentojë nëse vendimi i gjykatës sa i takon çështjes Salianji ishte i drejtë apo i gabuar.
Alibeaj, bëri “prapaktheu” duke shprehur pendesë që në të shkuarën ka qenë pjesë e grupit të deputetëve që shkonin në sallën e gjyqit kur përballej deputeti Ervin Salianji.
“Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet, duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet.
Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë…Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që shkoi të përballet me dënimin.
Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykuan dhe çështjen e vulës.
E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në Off the Record.
- Inspektimet sipas standardit të BE/ Kryeinspektori i Përgjithshëm shpjegon: Çfarë do të ndodhë me ushqimin dhe territorin - 15/07/2025
- Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT - 15/07/2025
- “Trump do na sulmojë me flluska”, Moska tallet me presidentin amerikan: Bisedimet do i bëjnë armët - 15/07/2025