13.5 C
Tirana
03 / 03 / 2024

Dëborë në Korçë dhe Llogara, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Dëbora ka zbardhur qarkun e Korçës dhe Llogaranë, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se megjithatë qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Reshje dëbore ka patur në akset Pogradec-Korçë, Korçë-Qafë Qarri, në Dardhë dhe në Llogara, ndërsa mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës, duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x