Ndërsa në Florida zhvillohen bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky komunikoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Zelensky theksoi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe falënderoi NATO-n dhe BE-në për mbështetjen e pandërprerë ndaj rezistencës së Ukrainës përballë sulmeve ruse.
Në telefonatën që ai pati me sekretarin Rutte, ai u shpreh se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët që vijnë dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Aleancën do të rezultojë jashtëzakonisht efektiv.
Gjithashtu Zelensky njoftoi se ka biseduar edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, duke e falënderuar për mbështetjen e qëndrueshme.
“Ursula i kushton vëmendje të posaçme forcimit të qëndrueshmërisë sonë ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse kundër infrastrukturës dhe sistemit tonë energjetik,” ka shkruar në platformën X.
- MOHIKANI I FUNDIT – MUMTAZ DHRAMI - 17/01/2026
- Kur mediat humbin ndikimin dhe qytetarët vendosin vetë - 17/01/2026
- “BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie per RTSH-ne” - 16/01/2026