Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, më 16 mars, në SPAK, si pjesë e masës së sigurisë ndaj tij për “detyrim paraqitjeje”, lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”.
“Nëqoftëse ka një sistem turpi dhe qesharak është sistemi i kësaj drejtësie. Do t’ju jap vetëm një shembull. Irena me 5 mbiemra e cila mbrohet nga Altin Troplini, sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase… lëshoi te këmbët e saj, apo bëri t’i lëpijë çizmet e veta, institucionet që vijojnë: Prokurorin e Përgjithshëm që iu desh dy vite për të nxjerrë një vendim i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm pra u zvarrit 2 vite, duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës, me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime, ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare. Pas Prokurorit, kulmin e arrin KLGJ, e cila në akte mashtrimi, akte kriminale, ka mbrojtur, ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj…”, tha Berisha.
- Kaq thjesht: Kthejuni qytetin qytetarëve! - 17/10/2026
- Ish-kandidatja e PD për deputete merret nën akuzë, dyshohet për nxitje për përfshirje të të miturve në protestë! Iu gjet çanta me lëndë piroteknike - 17/10/2026
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026