9.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Bashkë me “Rrumin e Shijakut” grabitën pronën në Lalz përmes falsifikimit, GJKKO merr vendim për ish-avokatin e shtetit

Ish-Avokati i Shtetit, Irgen Kërçyku, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO).Kërçyku dyshohet si i përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit te Lalëzit, së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut”.

SPAK kërkoi masat e sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Pëllumb Muharremi (Aleksander Laho) ose siç njihet ndryshe “Rrumi Shijakut”, dhe shtetasin Irgen Kërçuku, por mesa duket, ish-avokati i Shtetit është lënë në “arrest shtëpie”.

Ata akuzohen për për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kjo e fundit kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 259, 244, 248, 186, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200 000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës dhe sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203 100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x