6.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Barbaria e akuzave të ndërsjellta dhe urrejtja qytetare!

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk ka një vend të dytë në Europë që ta ketë zhvleftësuar fjalën politike aq sa vendi ynë. Dendësia e akuzave ka një frekuencë të pakapshme nga çdo lloj sizmometri.

Ashpërsia e tyre është e pakonkurrueshme. Aktorët janë gjithmonë të njëjtët. Çdo risi bëhet e vjetër. Çdo i ri konformohet. Secila prej betejave duket e gabuar. Çdokush ndihet gjykates dhe verdikti nuk arrin kurrë. Ai rri pezull në ajër si zemërim i cili rrallë herë perdoret mirë.

Vërtetësia e pëson gjithmonë. Gjuha si vërshim ujërash të zeza i bën të gjithë pis. Në të njëjten kohë shërben si strategji relativizimi që asgjë të mos merret seriozisht.

Gjithesa ndodh e largon qytetarin nga politika. Bëmat i heqin atij respektin dhe besimin ndaj e në të. Ato i bëjnë ta shohin shtetin si armik, si strehë shushunjash , politikanin si pufte!

Në bazë të interesit personal gjykohet tjetri. Nga frengjia e tij thërritet për ndihmë, për betejë, për kauze. Nëse e pranon thirrjen je mik, je shok, je vlerë nese jo je i përdorur, i shantazhuar, i kapur prej dikujt dhe për diçka. Kur nuk rreshtohesh si ushtar je më i zi se djalli, kërmë për urinë e një turme të manipuluar.

Çdo njeri bën si lojtar duke e menduar tjetrin me pak të mençur ose leshko që mund t’ja hedhësh orë e çast.

Insinuata mbretëron si zogu në qiell.

Flitet për parime, për etike për moral kur e gjitha është një tautologji në sherbim të vetes. Keshtu thanë për ty e ndien çdo ditē si gjysmë e vërtetë ose dëshirë për të përdorur ndaj tjetrit. Hilja, inati, shfrimi janë karburanti i motorrëve të urrejtjes. Po njerzit, qytetarët ku janë këtu ? Askund ! Ata duhen për gjyle në topat të cilët qellojnë pa pushim mbi murin pengesë për ambicjen. Si përgjigjen ata? Shumë ikin larg pa kthim. Mjaft sish bëhen indiferent. Disa shtojnë perbuzjen. Një pjesë radikalizohet, rreshtohet do të mbajë çka me çdo mjet, të tjerë të rimarrin ç’paten. Pështyma e tyre bie mbi atë që ecin rrugës përmes indiferente duke respektuar veten e tyre. Vendi herë pas herë kërcënohet me të dridhura për të mbrojtur vlerat e tij më të mira apo për të mposhtur të keqen hajde gjeje.

Në gërxhe dëgjohet jehona “në ato maja rripa rripa herë ma hipe e herë ta hipa”!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x