7.5 C
Tirana
29 / 10 / 2025

Arrestohet Amar Shkëmbi në Abu Dhabi, akuzohet si atentator i prokurorit Ndoja

Ditën e sotme është arrestuar Amar Shkëmbi, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Arrestimi ka ardhur si pasojë e një bashkëpunimi të frytshëm mes policisë shqiptare dhe asaj të Abu Dhabit.

Po kush është Amar Shkëmbi?

Bëhet me dije nga burimet për mediat se Amar Shkëmbi është arrestuar edhe më herët, në 2018 në Holandë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 60 kg heroine, por nuk dihet si ka dalë nga burgu.

Pas arrestimit të tij, pritet nisja e procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë ku do të gjykohet lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x