16.5 C
Tirana
25 / 02 / 2026

Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me çdo kusht

Kredia prej 90 miliardë eurosh e Bashkimit Europian për Ukrainën do të bëhet realitet “në një mënyrë ose në një tjetër”: Ursula von der Leyen e garantoi vendin e sulmuar nga Rusia se mbështetja e bllokut europian do të vazhdojë.

Këto komente, shefja e Komisionit Europian i bëri gjatë vizitës në Kiev, e cila u dominua nga vendimi i minutës së fundit i Hungarisë për t`i vendosur veton këtij program financiar.

Ursula von der Leyen deklaroi “Kjo fjalë e dhënë, nuk mund të shkelet. Pas marrëveshjes së arritur nga 27 liderët e BE-së në dhjetor, ne do ta ofrojmë kredinë në një mënyrë ose në një tjetër. Dua të jem shumë e qartë: kemi opsione të ndryshme dhe do t’i përdorim ato.”

Von der Leyen foli në krah të presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Costa i bëri thirrje Hungarisë që ta heqë veton “menjëherë”.

Ndërsa António Costa, president i Këshillit Europian tha “Kur Këshilli Europian arrin një marrëveshje dhe merr një vendim, të gjitha shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë për ta zbatuar atë”.

Hungaria është duke bërë përpjekje ta nxisë Ukrainën ta rifillojë kalimin e naftës ruse përmes tubacionit të Druzhbës, që furnizon rafineritë hungareze. Dërgesat e naftës ruse për në Hungari dhe Sllovaki përmes këtij tubacioni u ndërprenë në 27 janar, kur Kievi tha se një sulm me dronë rusë goditi pajisjet e tubacionit në Ukrainën Perëndimore.

Sllovakia dhe Hungaria pretendojnë se është Ukraina përgjegjëse për ndërprerjen e gjatë të furnizimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x